Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu i ka bërë thirrje shefit të OKB-së Antonio Guterres që të largojë forcat paqeruajtëse në Libanin jugor “menjëherë”.
“Zoti Sekretar i Përgjithshëm, largoni forcat UNIFIL nga rreziku. Kjo duhet të bëhet menjëherë, menjëherë” – kishte deklaruar Netanyahu.
E një thirrje të tillë e ka dënuar Libani.
Kryeministri Najib Mikati e ka përshkruar këtë “si kapitull të ri të qasjes së armikut të mosveprimit me norma ndërkombëtare”, raporton BBC, transmeton Gazeta Enigma.
Përleshjet mes Hezbollahut dhe forcave izraelite janë intensifikuar në ditët e fundit ku janë lënduar një numër i paqeruajtësve të OKB-së. Rreth 40 shtete kanë dënuar fuqishëm sulmet ndaj paqeruajtësve në Liban. /Gazeta Enigma