Më shumë se 1,000 njerëz janë vrarë në Liban që nga fillimi i ofensivës së zgjeruar të Izraelit më 2 mars, thotë ministria e shëndetësisë e vendit.
Shifrat e fundit libaneze thonë se 1,039 persona kanë vdekur dhe 2,876 janë plagosur, raporton Skynews.
Të paktën 10 persona u vranë dhe 90 të tjerë u plagosën në të gjithë Libanin vetëm gjatë 24 orëve të fundit, shton ministria.
