Liberalizimi i vizave nuk nënkupton shpërngulje në një vend tjetër

Liberalizimi i vizave nuk nënkupton shpërngulje në një vend tjetër

Kosovarët nga 1 janari i vitit 2024 do të mund të lëvizin lirshëm në zonën schengen të BE-së.

Por, përpos si pozitive ky vendim po shihet se mund ta vë Kosovën përballë një sfide, siç është ai largimi i madh i numrit të qytetarëve.

E për këtë ka folur zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi.

Ajo ka thënë se duhet kuptuar se lëvizja e lirë nuk nënkupton shpërngulje në një vend tjetër.

Duke treguar se për çfarë mund të shërbejë lëvizja e lirë dhe gjërat pozitive, ajo në emisionin “Ditari”, ka thënë se duhet angazhim i të gjithëve për të lobuar në këtë drejtim.

“Na takon të gjithëve ta kuptojmë drejtë që lëvizja e lirë nuk është një migrim afatgjatë në lokacionin tjetër, lehtësohen procedurat e lëvizjes”, ka thënë Gashi.

Ajo ka thënë se valët e migracionit që ka pasur Kosova, sa do të dhimbshme kanë pasur efektin pozitiv.

“Valët e ndryshme migratore që i ka pasur Kosova përveç që janë të dhimbshme për kohën që kanë ndodhur kanë sjellë edhe të mirat e tyre. Këto remitencat sociale që shumë pak i përmendim, Çdo e treta familje në Kosovë ka dikon, të paktën një person që jeton jashtë vendit dhe ata pos që e kalojnë remitencen financiare ata kalojnë edhe remitencen sociale e cila shumë pakë diskutohet”, ka thënë Gashi.

Related Articles