Instituti amerikan IRI ka publikuar sondazhin rajonal për vendet e Ballkanit për vitin 2022. Ndër të tjerash, në këtë sondazh tregohet se sa pëlqehen liderët rajonal e botërorë nga shtetasit e Kosovës.
Sondazhit i prinë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me 65 për qind.
Pas Biden, radhitet presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili ka marrë 40 për qind.
I treti në këtë sondazh është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Sipas këtij instituti, Kurti pëlqehet nga 40 për qind e kosovarëve.
Pas Kurtit, me 38 për qind, i katërti radhitet kryeministri britanik, Boris Johnson.
Në top pesshen, presidenti francez, Emmanuel Macron ka marrë përqindjen më të ulët, vetëm 20 për qind.
Tabela e plotë nga sondazhi: