Lideri i Hamasit thotë se janë gati ta arrijnë marrëveshje armëpushimi me Izraelin

Lideri i Hamasit thotë se janë gati ta arrijnë marrëveshje armëpushimi me Izraelin

Hamasi është “afër arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi” me Izraelin, tha lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh në një deklaratë të postuar në Telegram.

Deklarata e Haniyeh vjen pasi Hamasi u kishte dhënë një përgjigje ndërmjetësuesve në Katar.

“Lëvizja u dha përgjigjen e saj vëllezërve në Katar dhe ndërmjetësve dhe ne jemi afër arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi”, tha Haniyeh.

Haniyeh nuk dha detaje shtesë rreth marrëveshjes së mundshme.

Deklarata e Hamasit mbështet pohime të ngjashme nga Shtëpia e Bardhë. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, tha të hënën se negociatorët “po i afrohen fundit” për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi – por ai nuk pranoi të shtjellonte detajet e një marrëveshjeje të mundshme.

“E di që të gjithë janë të interesuar për numrat se kush do të jenë. Ne po punojmë në këtë me të dyja palët. Pra, mendoj se është më mirë nëse nuk spekuloj. Natyrisht, ne jemi të fokusuar te qytetarët amerikanë që e dimë se po mbahen peng, dhe ne duam që ata të largohen, të gjithë ata, të gjithë duhet të jenë jashtë tani”, ka thënë Kirby.

Related Articles