Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, përmes një deklaratë të lexuar në televizionin shtetëror të Iranit, ka thënë se çdo veprim ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit do të përballet “me pasoja të pariparueshme”, raporton BBC.
Deklarata e tij vjen pas raportimeve se Presidenti amerikan, Donald Trump, po e shqyrton mundësinë që t’i bashkohet Izraelit për të ndërmarrë sulme ndaj centraleve bërthamore iraniane.
“Çdo formë ndërhyrjeje ushtarake nga ana e Shteteve të Bashkuara pa dyshim do të përballet me pasoja të pariparueshme,” thuhet në deklaratën që u lexua nga moderatori.
Ndryshe, Trump deklaroi dje se ShBA’ja e di vendndodhjen e saktë të Khameneit, por se tash për tash nuk do ta vrasin.
Ai e cilësoi liderin Iranian si “target të lehtë”.