Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” është formë e organizimit të arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë në Zvicër që synon t’i ndihmoj nxënësve shqiptar që ta mësojnë gjuhën shqipe deri në përfeksion, shkruan Gazeta Enigma.
Synimi kryesor i LAPSH-it ‘Naim Frashëri” është t’i japë rëndësi mësimit plotësues te nxënssit shqiptar për forcimin e gjuhësh shqipe.
Më poshtë mund të lëxoni se çka ofron LAPSH-i në Zvicër:
» Çka ofrojmë ne?
Mësimin plotësues në gjuhën shqipe për të gjithë fëmijët e moshës shkollore në Zvicër
Kurse e seminare për arsimimin e prindërve
Kurse alfabetizimi për prindërit me përgatitje shkollore të ulët
Kurse për mësimin e gjermanishtes, frëngjishtes, italishtes
Kurse integrimi (informacione, takime ndërkulturore etj.)
Kurse të kombinuara gjuhësore e integruese
Kurse e seminare për ngritjen profesionale të mësimdhënësve shqiptarë
Kurse për vendës: mësimdhënës, punëtorë social e nëpunës
Këmbime përvojash (takime ndërkulturore)
Ndërmjetësime ndërkulturore
Përkthime profesionale në fushën e arsimit
Këshillime profesionale në fushën e arsimit
Përcjellje profesionale në raste vështirësish, konfliktesh
Mediacion ndërkulturor
Kush?
Ekspertët e fushave të ndryshme (prindër dhe arsimtarë,
anëtarë të Lidhjes: pedagogë, punëtorë social etj.)
Përkthyesit e ndërmjetësuesit kulturor
Këshilltarët mediatorët kulturor
Krijuesit artistik (shkrimtarë, piktorë, artistë, muzicientë)
Ku veprojmë ne?
Përmes rrjetit të saj organizativ në Këshilla Kantonale, Rajonale e Komunale, Lidhja e zhvillon veprimtarinë e vet në tërë Zvicrën.
Këshillat Kantonale, Rajonale dhe Komunale e përfaqësojnë Lidhjen para prindërve shqiptarë, organeve zvicerane dhe kryejnë veprimtari edukativo-
Si?
Aktivitetet e Lidhjes iniciohen dhe hartohen prej komisioneve përkatëse, gjegjësisht prej ekspertëve të fushave përkatëse dhe miratohen nga Kryesia Qendrore.
Kryesia Qendrore i shqyrton konceptet, propozimet dhe sugjerimet e ekspertëve dhe vendos për realizimin e projekteve. Ajo i cakton dhe angazhon personat adekuat dhe grupet e punës për realizimin e tyre.
Në kuadër të Lidhjes funksionon sektori për ndërmjetësim dhe çështje ndërkulturore. Ky sektor ka karakter koordinues dhe ndërveprues me partnerët tjerë në fushën e arsimit e të kulturës.
H i s t o r i k u
HISTORIKU I SHKURTËR I LIDHJES SË ARSIMTARËVE DHE PRINDËRVE SHQIPARË “NAIM FRASHËRI”, BARTËSE E SHKOLLËS SHQIPE TË MËSIMIT PLOTËSUES NË ZVICËR
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“ (në tekstin vijues: LAPSH “Naim Frashëri”), si formë e organizuar e arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë në Zvicër, gjegjësisht si vazhdimësi e Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë (LASH) dhe Lidhjes së Prindërve Shqiptarë (LPSH), ekziston prej 26 marsit të vitit `95.
Për dallim nga organizatat e tjera shqiptare në Zvicër, ajo nuk është themeluar në bazë të ideve e nismave të individëve apo grupeve dhe nevojave të tyre vetjake apo grupore, por në bazë të nevojës së përgjithshme dhe të domosdoshme për përkujdesje arsimore e edukative të mijëra fëmijëve e të rinjve mërgimtarë në Zvicër. LAPSH “Naim Frashëri” është themeluar në bazë të Nenit 3 të Dekret-
Formimi i Lidhjes, bartëse e Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues (në tekstin vijues: SHSHMPZ), është bërë në Kuvendin e mbajtur në Zofingen më 26 mars 1995, si rezultati Marrëveshjes paraprake në mes të dy Lidhjeve (LASH e LPSH) dhe ministrive të Arsimit të Kosovës, Shqipërisë dhe subjektit politik shqiptar të Maqedonisë.
Më 30 tetor 1995 LAPSH “Naim Frashëri” është pranuar zyrtarisht bartëse e SHSHMPZ nga Konferenca e Drejtorive Kantonale të Arsimit (EDK) dhe Komisionit Federal për Çështje të të Huajve (EKA).
Deri në vitin 2000 rrjeti i saj organizativ shtrihej në tërë Zvicrën. Për shkaqe të ndryshme objektive e subjektive kanë pushuar së vepruari nga viti shkollor 2000/01 këshillat në kantonet: Appenzell, Graubünden, Glarus, Uri e Tessin. Mosfunksionimi i këshillave në këto kantone, ka ndikuar në dobësimin e funksionimit të rrjetit të përgjithshëm organizativ të Lidhjes.
Zhvillimi i mësimit plotësues nga viti shkollor 1990/1991 e këtej është arritur falë angazhimit e punës vullnetare të këshillave komunale, rajonale e kantonale dhe angazhimit të një pjese të konsiderueshme të mësimdhënësve shembullor, të përkushtuar e të përgjegjshëm, të cilët edhe pse nuk janë paguar rregullisht nga ana e prindërve, e kanë zhvilluar dhe vazhdojnë ta zhvillojnë mësimin plotësues për hir të nevojave të nxënësve.
Në Konferencën e Parë Kombëtare të Shkollave Shqiptare në Diasporë (Bern, 6-
Q ë l l i m e t
Ruajtja, kultivimi, pasurimi dhe zhvillimi i gjuhës dhe kulturës kombëtare
Zhvillimi i kompetencës gjuhësore te fëmijët e moshës shkollore, të rinjtë dhe të rriturit (shkrim-
Zhvillimi i kompetencës gjuhësore te fëmijët e moshës shkollore, të rinjtë dhe të rriturit (shkrim-
Ruajtja dhe forcimi i lidhjeve me farefisninë e vendlindjen
Ruajtja dhe kultivimi i traditës, normave dhe vlerave kulturore
Zhvillimi i vetëdijes, vetëvlerësimit dhe vetëpohimit
Prezantimi i kulturës, gjegjësisht vlerave kulturore
Përfitimi nga këmbimet e përvojat ndërkulturore
Zhvillimi i rrjetit kontaktues në mes bashkëkombësve tanë, vendasve e të tjerëve në Zvicër
Integrimi në sferat e ndryshme të shoqërisë zvicerane: arsimore, profesionale, sociale, kulturore …
Mirëkuptimi ndërkulturor dhe bashkëjetesa paqësore.