Lidhja e Bizneseve: Zjarri në Comodita, goditje e rëndë për ekonominë dhe prodhimin vendor

Lidhja e Bizneseve: Zjarri në Comodita, goditje e rëndë për ekonominë dhe prodhimin vendor

Zjarri që ka përfshirë kompaninë “Comodita” në Gjakovë përbën një goditje të rëndë për industrinë prodhuese të Kosovës dhe për ekonominë e vendit. Ngjarja prek drejtpërdrejt mijëra punëtorë dhe familjet e tyre, qytetin e Gjakovës dhe gjithë zinxhirin ekonomik që varet nga kjo ndërmarrje strategjike.

“Comodita” përfaqëson një shtyllë të prodhimit vendor dhe është një histori suksesi kosovare, e ndërtuar me punë dhe sakrificë ndër vite. Çdo dëmtim i kësaj kompanie reflekton si humbje për ekonominë e Kosovës dhe prodhimin vendor. Lidhja e Bizneseve të Kosovës shpreh solidaritet të plotë me pronarin, Shkëlqim Devollin, menaxhmentin dhe punëtorët e “Comodita”. Po ashtu, ajo kërkon reagim të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës, institucionet përgjegjëse dhe pushteti lokal, përmes mbështetjes institucionale, financiare dhe administrative, me qëllim rimëkëmbjen sa më të shpejtë të kompanisë dhe ruajtjen e vendeve të punës”, thuhet në komunikatë.

“Në situata të tilla, shteti duhet të qëndrojë fuqishëm pranë prodhuesve vendorë. Mbrojtja e industrisë është njëkohësisht mbrojtje e punëtorëve, familjeve dhe ekonomisë kombëtare. Lidhja e Bizneseve të Kosovës shpreh shpresën që dëmet të jenë sa më të vogla dhe që “Comodita” të ringrihet shpejt dhe më e fortë se më parë, duke garantuar vazhdimësinë e prodhimit vendor”, u tha tutje.

Related Articles