Kanë përfunduar dy ndeshje shumë interesante të cilat janë zhvilluar në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Reali është përballur me VfB Sttutgartin, me ç’rast ka rrëmbyer pikët duke e poshtur skuadrën kundërshtare me rezultat 3 – 1.
Golat për madrilienët i shënuan: Kylian Mbappe (46’), Antonio Rudiger (83’) si dhe në minutat shtesë, Endrick.
Për Stuttgartin shënoi, Deniz Undav në minutën e 68-të.
Ndërkaq një ndeshje interesantë është zhvilluar edhe mes Milan-it dhe Liverpool.
Këta të fundit fituan me rezultat 3 me 1.
Golat për Liverpoolin u shënuan nga: Ibrahima Konate (23’), Virgil van Dijk (41’), si dhe Dominik Szoboszlai (67’).
Ndërkaq golin e vetëm të Milan-it e shënoi, Christian Pulisic në minutën e 3-të. /Gazeta Enigma