Ndeshja në mes të Brighton & Hove Albion 2–0 Brentford, ka mbyllur kalendarin e së dielës në Premier League, njofton Gazeta Enigma.
Skuadra vendëse ishte bindëse pasi që në pjesën e parë shënoi dy herë për të konfirmuar epilogun e takimit.
Së pari Leandro Trossard shënoi për avantazhin fillestar në minutën 34’, ndërsa epilogun e pjesës së parë e vendosi Neal Maupay në minutën e 42’.
Ky doli të jetë epilogu përfundimtar i tërë ndeshjes pasi në pjesën e dytë rrjetat mbetën të paprekura, përkundër shumë rasteve të mira për shënim nga të dy skuadrat.
Xhiroja e 19-të e Premier League mbyllet të hënën me takimin në mes të Neë Castle United – Manchester United, ndërsa janë shtyrë tri ndeshje të ditës ssotme, të cilat do të zhvillohen më vonë.
Pas javës së 19-të në Premier League, kjo është tabela aktuale e stionorit vjeshtor, pa takimet e shtyra të cilat nuk do të ndryshojnë shumë në rangimin e përgjithshëm, pavarsisht rezultateve.