Liga Premiere: Brighton, fitore bindëse kundër Bretfordit, Manchester City lider i konfirmuar vjeshor

Liga Premiere: Brighton, fitore bindëse kundër Bretfordit, Manchester City lider i konfirmuar vjeshor

Ndeshja në mes të Brighton & Hove Albion 2–0 Brentford, ka mbyllur kalendarin e së dielës në Premier League, njofton Gazeta Enigma.

Skuadra vendëse ishte bindëse pasi që në pjesën e parë shënoi dy herë për të konfirmuar epilogun e takimit.

Së pari Leandro Trossard shënoi për  avantazhin fillestar në minutën 34’, ndërsa epilogun e pjesës së parë e vendosi Neal Maupay në minutën e 42’.

Ky doli të jetë epilogu përfundimtar i tërë ndeshjes pasi në pjesën e dytë rrjetat mbetën të paprekura, përkundër shumë rasteve të mira për shënim nga të dy skuadrat.

Xhiroja e 19-të e Premier League mbyllet të hënën me takimin në mes të Neë Castle United – Manchester United, ndërsa janë shtyrë tri ndeshje të ditës ssotme, të cilat do të zhvillohen më vonë.

Pas javës së 19-të në Premier League, kjo është tabela aktuale e stionorit vjeshtor, pa takimet e shtyra të cilat nuk do të ndryshojnë shumë në rangimin e përgjithshëm, pavarsisht rezultateve.

Related Articles