Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka pyetur ekzekutivin se sa është rroga e një zyrtari të shtetit.
“E tash që kaloi Ligji i Pagave, a ka dikush në qeveri që mundet me na tregu sa është rroga e një zyrtari të shtetit? Terr informativ, manipulim dhe siç po duket edhe një mashtrim i radhës”.
“Folni mos heshtni tash!”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook.
Kjo deklaratë e tij vjen pasi sot u votua Ligjin për Pagat e Zyrtarëve Publik.