Skuadra e Xherdan Shaqirit, Lyon, ka barazuar në udhëtim të Bordeaux, ndërsa futbollisti nga Zhegra e Gjilanit ka qenë tejet produktiv, duke asistuar te goli i parë i skuadrës së tij, njofton Gazeta Enigma.
Shaqa luajti për 66 minuta në këtë ndeshje të rëndësishme për Lyonin, skuadër kjo e cila aktualsiht mbanë pozitën e 12-të në tabelën e klasifikimit. Ai asistoi te goli i parë i minutës 29′, nga Jason Denayer.
Rezultati barazohet në minutën 36′ me autogol të Malo Gusto, ndërsa bashkëlojtari i Shaqirit, Tiago Mendes ka shënuar në minutën 41′ për epilogun e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë janë vendësit arritën të barazojnë në minutën 58′ përmes Albert Elis, dhe kjo ishte e tëra sa i përket golave.
Në renditjen e përgjithshme në Ligue 1 prinë PSG me 42 pikë.
Tabela: