Ligue 1, Lyoni i Shaqirit barazon në udhëtim te Bordeaux, Shaqa asiston te goli i parë

Ligue 1, Lyoni i Shaqirit barazon në udhëtim te Bordeaux, Shaqa asiston te goli i parë

Skuadra e Xherdan Shaqirit, Lyon, ka barazuar në udhëtim të Bordeaux, ndërsa futbollisti nga Zhegra e Gjilanit ka qenë tejet produktiv, duke asistuar te goli i parë i skuadrës së tij, njofton Gazeta Enigma.

Shaqa luajti për 66 minuta në këtë ndeshje të rëndësishme për Lyonin, skuadër kjo e cila aktualsiht mbanë pozitën e 12-të në tabelën e klasifikimit. Ai asistoi te goli i parë i minutës 29′, nga Jason Denayer.

Asistimi i Shaqirit te goli i minutës 29′ për Lyonin

Rezultati barazohet në minutën 36′ me autogol të Malo Gusto, ndërsa bashkëlojtari i Shaqirit, Tiago Mendes ka shënuar në minutën 41′ për epilogun e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë janë vendësit arritën të barazojnë në minutën 58′ përmes Albert Elis, dhe kjo ishte e tëra sa i përket golave.

Në renditjen e përgjithshme në Ligue 1 prinë PSG me 42 pikë.

Tabela:

Ligue 1, tabela

Related Articles