Në botë e së fundmi edhe në Evropë është përhapur një infeksion i ri. “Lija e Majmunëve” është sëmundja që ka mbërritur afër vendeve përreth Kosovës.
Rastet e infektuara me këtë virus tashmë janë izoluar, në Angli,Portugali, Spanjë, Suedi e së fundmi mbërriti edhe në Itali.
Për sëmundjen e re nuk ka fort informata, por gjithsesi e njëjta po thuhet të mos jetë e rrezikshme, meqë ka simptoma jo fort të rënda. Disa prej tyre janë temperatura e lartë, ethe, dridhje, skuqje të lëkurës.
Udhëtimet e shpeshta të njerëzve mund ta sjellin këtë virus që shoqërohet me skuqje të lëkurës edhe në Kosovë.
E ndonëse situata duhet të merret seriozisht, paniku është i panevojshëm.