Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj pas përfundimit të takimit me presidenten Vjosa Osmani, deklaroi para mediave se aty ku është partia e tij, sipas tij aty do të jetë kryeministri i Kosovës.
Limaj thotë se forcat politike kanë dëshmuar se nuk kanë pjekuri politike.
“Këto forca politike kanë dëshmuar se nuk kanë pjekuri politike. Kjo që ka ndodh sot tregon paaftësi, papjekuri dhe panjohuri si ndërtohet shteti”, tha kreu i Nismës.
Pos tjerash, Limaj tha se data më e duhur për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare është 21 dhjetori.
