Kryetari i Nismës Socialdemokratie, Fatmir Limaj, e ka kujtuar betejën e Koshares në 24 vjetorin e saj.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se në Koshare u zhvillua njëra prej betejave më të lavdishmet të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Populli ynë sot e kujton me nder e krenari këtë betejë në Koshare, ku ushtarët tanë, të rreshtuar në Brigadën 138 “Agim Ramadani”, i dhanë goditjen finale forcave okupuese serbe në Kosovë”.
“Ne, sot e gjithmonë, me respekt e nderim do të kujtojmë burrat, gratë dhe të gjithë ata që tashmë nuk janë në mesin tonë. Lavdi e përulje për të gjithë ata që ranë për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Limaj.
Postimi i plotë:
“Sot, 24 vjet më parë, në Kosharen heroike u zhvillua beteja ndër më të lavdishmet të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila kulmoi me thyerjen e kufirit i cili dhunshëm ishte vendosur mes shqiptarëve.
Populli ynë sot e kujton me nder e krenari këtë betejë në Koshare, ku ushtarët tanë, të rreshtuar në Brigadën 138 “Agim Ramadani”, i dhanë goditjen finale forcave okupuese serbe në Kosovë.
Ne, sot e gjithmonë, me respekt e nderim do të kujtojmë burrat, gratë dhe të gjithë ata që tashmë nuk janë në mesin tonë.
Lavdi e përulje për të gjithë ata që ranë për lirinë e Kosovës.”