Limaj: Çka o kjo po dojna me shku në zgjedhje? Njerëzit kanë votu

Limaj: Çka o kjo po dojna me shku në zgjedhje? Njerëzit kanë votu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka theksuar se mbajtja e zgjedhjeve të reja nuk është një zgjidhje për krizën politike në të cilën po e kalon Kosova, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas tij vendi ka nevojë urgjente për institucione funksionale dhe se përgjegjësia për formimin e tyre nuk i takon Nismës, por partive që kanë marrë përgjegjësinë më të madhe.

“Atë ditë ka pasur lëvizje për ato letrat, kishte letra nga partia e parë, e tretë. Po shpresoj që po hargjohen këto mundësitë, eksplorimet që po i bëjnë forcat politike. Momenti është me i thirr përgjegjësisë. Kosova duhet t’i ketë urgjentisht institucionet’, tha ai.

Tutje Limaj ka theksuar se “Kosova nuk e ka luksin me mbet kështu. Gjendja ekonomike kurrë më keq nuk ka qenë, duhet të lëvizim edhe në diplomaci. Njerëzit kanë votuar. Përgjegjësia është e madhe. Çka o kjo dojna me shku në zgjedhje. Media e lirë është kur ju jeni të gatshëm me dëgju kur ajo që e dëgjoni është e pakëndshme për juve. Edhe në politikë njëjtë, me gjet marrëveshje me atë që nuk pajtohesh”.

Related Articles