Limaj: Dikush e pengoi bashkimin me PDK-në, por do bashkohemi në Parlament

Limaj: Dikush e pengoi bashkimin me PDK-në, por do bashkohemi në Parlament

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se është i bindur se do t’i ketë deri në 6 deputetë në Parlament, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Ai tha se “dikush” e pengoi bashkimin me PDK-në në këtë fazë, por se do bashkohet me PDK-në posa të hyjë në Parlament.

“Me kalimin e Nismës, me deputetët e Nismës, unë aty do ta jap premtimin e dhënë. Nëse Nisma do jetë në parlament, do t’i bashkohemi bashkimit, me të gjithë ata që kanë kërkuar – bashkimin me Partinë Demokratike të Kosovës. Sepse kam shumë bashkëluftëtarë e shokë që ma kanë kërkuar këtë. Në këtë fazë, dikush e pamundësoi bashkimin, por në parlament askush nuk do ta ndaloj bashkimin”, tha Limaj. /Gazeta Enigma

Related Articles