Limaj: Edhe fjalimin në Kuvend e kam pasur të përgatitur, me Kurtin i cakërruam gotat

Limaj: Edhe fjalimin në Kuvend e kam pasur të përgatitur, me Kurtin i cakërruam gotat

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në “Rubikon” në Klan Kosova tha se me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti ishin dakorduar për pozitën e kryetarit të Kuvendit, duke potencuar se madje edhe fjalimin e kishte përgatitur e i “kishin cakërruar gotat”.

Limaj tha se para seancës së parë të Kuvendit, tha se i kishte thënë Kurtit “tre votat e mia i ke”, duke shtuar se Kurtit poashtu ia kishte nënvizuar se nuk është i interesuar për qeverisje.

“Në qeverisje nuk marrë pjesë sepse i kam arsyet e mia, krejt çka mundem me bë partneritet është në Kuvend. Për qëndrimin tonë e meritoj korrektësinë. Në ditën e dytë, tha se për besë s’kam mendu për këtë, por për qeverisje. U befasuan për këtë. Të nesërmen e kemi pasur dakordimin gojorë, dhe i kemi cakërruar gotat. Ai ka mbet me shku me bisedu me grupin parlamentar, unë në mëngjes e kam thirrë kryesinë time”, tha Limaj.

Limaj ndër tjerash tha se Nismës nuk i konvenon me shku në zgjedhje, dhe nuk i kemi provokuar zgjedhjet.

Por tha se edhe nëse shkojnë në zgjedhje “gajle e madhe”, duke shtuar se “lehtë është me i mëshu të voglit”.

Related Articles