Limaj flet për “luftë speciale” në Kosovë: Po preken të arriturat më të rëndësishme të shtetit

Limaj flet për “luftë speciale” në Kosovë: Po preken të arriturat më të rëndësishme të shtetit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në një deklaratë për media ka folur për një “luftë speciale”, siç e quajti ai, duke thënë se përmes saj po preken të arriturat më të rëndësishme të shtetit, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje ai ka theksuar se nga kjo “luftë speciale”, Kosova ka qenë e ekspozuar tash e 20 vite, duke nënvizuar se kjo luftë, madje i ka arritur disa objektiva.

“Kosova ka qenë ekspozuar tash e 15/20 vite në një luftë speciale, vendi jonë ka qenë i ekspozuar dhe i atakuar nga kjo luftë speciale, për të atakuar e prekur të arriturat e vendit tonë, siç ka qenë liria, procesi i ndërtimit të pavarësisë, dhe kontestimi i pavarësisë dhe kundërshtarët e lirisë dhe pavarësisë, as nuk kanë heshtur e as nuk heshtin. Një luftë speciale që ka arritur disa objektiva, ka arritur me ndërru dhunshëm skenën politike në Kosovë, nuk është e dhunshme me marrë pushtetin pa votë, por kur ta krijon narracion shpifës”, tha Limaj në “Rubikon”.

Limaj, ndër tjerash, gjatë kësaj interviste nënvizoi se asnjëherë nuk e ka mbështetur kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin. /Gazeta Enigma/

Related Articles