Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, do të jetë pjesë e takimit që e ka thirrë presidentja Osmani për nesër në ora 12:00.
”Po Nisma do të marr pjesë”, ka thënë Limaj.
Deri tash pjesëmarrjen në takim e kanë konfirmuar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ai i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
