Pas protestës së sotme kundër Gjykatës Speciale, Fatmir Limaj deklaroi se Kosova kërkon vetëm drejtësi, të vërtetën dhe barazi para ligjit
Ai kritikoi Parlamentin për moskryerjen e detyrës në monitorimin e zbatimit të ligjit për Gjykatën Speciale, duke theksuar se që pesë vite më parë kishte propozuar përfshirjen e instituteve të pavarura për monitorim profesional.
Sipas tij, një qasje e tillë do të rriste besueshmërinë dhe transparencën e punës së Gjykatës dhe do të mbronte më mirë të drejtat e të akuzuarve.
“Liri për çlirimtarët – Lavdi UÇK-së!”, përfundoi Limaj.