Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për sistemin e drejtësisë.
Limaj tha se Kurti e dëshiron një byro politike për të përndjekur kundërshtarët.
Por, ai ka thënë se Kurti këto deklarata i dha para zgjedhjeve, duke thënë se qytetarët vendosin që mos ta pranojnë një mendësi të tillë.
Sipas tij të gjithë duhet të ngritën në këmbë në mbrojtje të shtetit e demokracisë.
“Nëse e prek sigurinë juridike, s’ka shtet më, s’ka shtet ligjor e demokraci – atëherë kemi shtet diktorial e autoritar që varet nga vullneti i udhëheqësit, ekonomia, media, jeta jonë varet nga disponimi i udhëheqësit. Ky njeri është duke na thënë kështu”.
“Ideja e tij është ta bëjë një byro politike dhe ta lëshojë në gjah të gjithë atyre kundërshtarëve të tij, kjo në një vend demokratik nuk ish diskutu, këtu duhet me u ngritë në këmbë i madh e i vogël me shpëtu Republikën, me shpëtu demokracinë”, ka thënë Limaj në “Frontal” të T7.