Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj gjatë një fjalimi në Grabanicë të Klinës është shprehur para qytetarëve atje se Kosovës i duhet një kryeministër dhe një qeveri e cila bashkon qytetarët e Kosovës.
Ai u shpreh se kryeministri Albin Kurti e ka huqur rrugën dhe sipas tij, ka harruar punën që ia kanë besuar qytetarët.
“Kosovës i duhet një kryeministër dhe një qeveri e cila bashkon qytetarët e Kosovës, shuan polarizimet, nuk i harxhon energjitë kot në përplasje, në helmimin e popullit të Kosovës, në përçarje, në shpifje e në mashtrime”.
“Kryeministri jonë e ka huqur rrugën, ka harruar punën që ia ka besuar qytetari i Kosovës, qytetari i Kosovës ia ka besuar për t’i përvjelur duart e për të punuar, fort për të punuar, e t’i bashkojë djemë e vajza të Kosovës, e burra e gra, t’i bashkojë intelektualët e Kosovës, ata që dinë me bë punë”.
“Në fakt ai ia ka huqur punës, në vend që të bashkojë, ta ndërtojë e ta zhvillojë vendin, ai fuqishëm çdo ditë po angazhohet me ça e me përça këtë popull, me shpif e me mashtru dhe asgjë mos me ndërtu”, u shpreh tutje Limaj.