Limaj: Marrëveshja me Kurtin, për ne ende është e vlefshme

Limaj: Marrëveshja me Kurtin, për ne ende është e vlefshme

I pari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ende shpreson që do të arrijnë marrëveshje politike me Albin Kurtin, që vendi të dal nga kriza institucionale, në të cilën është futur pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Pavarësisht, se “marrëveshja mes xhentëlmenëve”, siç që e kishin arritur me Albin Kurtin, që postin e kryetarit të Kuvendit ti jap Limajt, e që në realitet propozoi Albulena Haxhiun, Limaj ende beson në të.

“Unë besoj që Kosova ka me pas institucione, ka me pas marrëveshje. Për me thanë a ka marrëveshje a jo duhet me pas vota me votu. Unë nuk kandidoj pa një marrëveshje, me shumicë parlamentare, se pa shumicë parlamentare nuk ka kryetar kuvendi. Ne jemi të gatshëm për aq sa na takon ne të shkojmë drejt asaj që kemi pasur si marrëveshje xhentëlmene”.

“Ne i qëndrojmë asaj marrëveshje deri në fund nëse vinë numrat, me numrat e Nismës e VV-së, nuk janë të mjaftueshme. Kurti e ka të qartë ja kemi thanë, ne e përcjellim marrëveshje nga kuvendi deri në qeveri, nëse nuk ka marrëveshje, kaq. Nuk mundet me pas marrëveshje vetëm për njërën pjesë. Nuk mundet me pas marrëveshje vetëm për qeveri pa pasur për kuvend, marrëveshje e plotë ose hiq”, tha Limaj në Rubikon.

Madje ai ka deklaruar se partia të cilën ai e drejton është përcaktuese, për krijimin e shumicës shqiptare në të dyja taborët.

“Nisma e përcakton shumicën shqiptarë në të dyja anët. Partia e parë Vetëvendosje, por Nisma e përcakton shumicën shqiptare dhe kjo është e rëndësishme, edhe për kampin opozitarë është e rëndësishme”, tha Limaj.

Related Articles