Data e 28 nëntorit është e veçantë për kombin shqiptar. Kjo datë shënon datëlindjen e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe përvjetorin e Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.
E lidhur me këto ngjarje të rëndësishme, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka bërë homazhe te komandanti Jashari në Prekaz.
I shoqëruar nga mbesat dhe nipat e tij, ai u përkul para Jasharit te varri i tij në Prekaz.
“Komandant, sot të përkulur para teje me fëmijët, nipat e mbesat e mia. Për t’u treguar rrënjët e lirisë të cilën e gëzojmë sot! Urime ditëlindja, Legjendar!”, shkroi ai në Twitter.
Komandant, sot të përkulur para teje me fëmijët, nipat e mbesat e mia.
Për t’u treguar rrënjët e lirisë të cilën e gëzojmë sot!
Urime ditëlindja, Legjendar!
???????????????? pic.twitter.com/jhZRiL9vIZ— Fatmir Limaj (@FatmirLIMAJ) November 27, 2022