Fatmir Limaj, kryetari i Nismës, ka qenë për vizitë në Llapushnik të Drenasit, ku është takuar me qytetarë atje, në kuadër të fushatës që po zhvillohet për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se të gjithë çdo ditë e po bashkohen për “Kosovën Fituese, veç vepra”.
“Çdo ditë më shumë, përherë më mirë, në Llapushnik e Kosovë po bashkohemi për Kosovën fituese, veçVEPRA!”, u shpreh Limaj.
Ai ka shkuar në një odë kur më herët kishte shkuar me uniformë të UÇK-së.
“Sikur dikur nën uniformën e lavdishme të UÇK-së, sot në këtë odë në Llapushnik të Drenasit u mirëpritëm me entuziazëm dhe vullnet për të mirën e vendit”, shtoi Limaj.