Limaj në përkrahje të kandidatit të Nismës në Viti: Për të sjellë ndryshime pozitive

Limaj në përkrahje të kandidatit të Nismës në Viti: Për të sjellë ndryshime pozitive

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, bashkë me kryetarin e degës dhe bartësin e listës në Viti, Elham Emerllahu, ishin në vizitë në familjen e dëshmorit Muhamet Muharremi.

Nga aty, Limaj tha se Emerllahu dhe ekipi i tij janë shembull i angazhimit të palodhshëm për temat që preokupojnë qytetarët e Vitisë.

“Me profesionalizëm, përkushtim dhe një qasje të përditshme në terren, ata punojnë për përmirësimin e jetës në çdo fshat dhe lagje të komunës. NISMA Socialdemokrate është e përkushtuar për të sjellë ndryshime pozitive dhe për të ndërtuar një qeverisje lokale më të drejtë dhe më afër qytetarëve”, shkroi Limaj.

Related Articles