Ndonëse u prit që në konferencën për media, Nisma Socialdemokrate dhe Fatmir Limaj të tërhiqeshin nga gara, ndodhi krejt e kundërta.
Limaj tha se Nisma do i hyjë garës e vetme dhe fuqishëm dhe se askush nuk mund ta ndalë dot.
Tha se nëse kalon pragun, do bashkohet me PDK-në si një shumicë parlamentare.
Për pragun, tha se e ka të vështirë ta kalojë, por iu lut qytetarëve që të kenë besim në Nismën.
Limaj madje tha se Nisma mund të ketë 6 deputetë në Parlament, nëse 15 mijë vota më shumë sesa në zgjedhjet e kaluara.
“Kryeministri i ardhshëm duhet të jetë nga opozita. Qeverisja ndryshon vetëm nëse Nisma futet në Parlament e formohet ai grupi i madh parlamentar i PDK-së”, deklaroi Limaj.
