Fatmir Limaj, kryetar i NISMA-s, ka folur për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke thënë se, në rast se partia që udhëheq ai, nuk futet në Kuvend, atëherë Albin Kurti, s’do të ketë nevojë për opozitën që të bëjë qeverinë.
Limaj është shprehur edhe se pa NISMA-n në Kuvend, partitë e ish-opozitës, s’mund ta bëjnë qeverinë.
‘’Çelësi i ndryshimit dhe mundësisë të qeverisë të opozitës është numri 122. Nëse 122 nuk është në parlament, NISMA, zoti Kurti s’ka me pas nevojë për opozitë me bë qeveri. Qekjo ka me ndodh. Nëse 122 nuk është në parlament, opozita s’ka me qeverisë. Pa 122 qeveri të opozitës në parlament nuk ka. Kjo është çka po shoh unë. Mundësia e ndryshimit që po e presim të gjithë është të bashkohesh rreth numrit 122, që është numër, edhe i bashkimit edhe i ndryshimit edhe fitores’’, ka deklaruar ai në Pressing.
