Limaj nga Deçani: Nëse doni vepra e fitore mbështetni Kosovën Fituese

Limaj nga Deçani: Nëse doni vepra e fitore mbështetni Kosovën Fituese

Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka bërë thirrje për qytetarë në Deçan që të votojnë koalicionin Kosova Fituese.

Në tubimin e sotëm me qytetarë atje, ai ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje për katër vjet sa ishte në krye të vendit nuk ka punuar që vendin ta dërgojë me hapa para.

“Ata ishin mohuesit, ata nuk besuan në lirinë e Kosovës, nuk besuan në shtetin e Kosovës, nuk besuan as në ushtrinë e Kosovës, nuk besuan as në policinë, në fakt ata nuk besuan në asgjë. Ata sot mirë që po shkojnë në shtëpi, ne nuk jemi të tillë, ne nuk e ndotim gjuhën sepse ne jemi të edukuar për t’i shërbyer vendit. Ne e duam një Kosovë të bashkuar, Kosova Fituese është për këtë, kjo listë e ka këtë objektiv edhe një herë ta bashkojmë Kosovën drejt fitoreve të reja”, ka thënë Limaj.

“Të nderuar, bashkëluftëtarë e veteranë, katër vite jeni fyer, për katër vite çdo derë ka qenë e mbyllur për ju, ata vijnë e na lexojnë listat e dëshmorëve, ku këtu keni lidhur plagët e bashkëluftëtarëve tuaj, ju keni parë ramjen e bashkëluftëtarëve tuaj, a ka ma turp me ardh në Deçan me i lexu listat e dëshmorëve, kur këtu, drejtuesit e kësaj listë kanë rënë për lirinë e Kosovës”.

“Përmes Deçanit, një porosi për krejt Dukagjinin, nëse doni të shkojmë drejt veprave të mëdha e fitoreve të reja, ju e dini kush i sjellë fitoret, jo fjalët por veprat, ju këtu i keni njerëzit e fitore, gjithë kjo listë këto burra e gra, për 25 vite ju kanë sjellë drejt fitoreve”, ka theksuar Limaj.

Related Articles