Fatmir Limaj i Nismës Socialdemokrate refuzoi të thotë se ka vija të kuqe ndaj Vetëvendosjes apo partive opozitare për të ndërtuar qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Limaj, tha se sa i përket “çështjeve nacionale”, ai s’ka vija të kuqe.
“Kusht t’më fton në tavolinë, unë shkoj ulna – për tema nacionale. Çka po të vyn një qeveri jo funksionale? Kurrë nuk hyj në një qeveri jofunksionale. As me opozitën nuk e përjashtoj që ulem”, tha Fatmir Limaj në “DebatPlus”.