Kryetari i Nisëms Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se nuk është takuar me kryeministrin në largim, Albin Kurti për vota, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje ai ka shtuar se kushdo që e fton ky do tu shkojë në takim. Limaj pas përfundimit të seancës, ka thënë se “konstituimi i institcioneve është lojë nervash”.
“Vërtetë është pak një lojë nervash, por gjithmonë konstituimi i institucioneve ka rrugën e vet, vështirësitë e veta.
Në ditët e vijim, besoj që të gjithë do të angazhohemi të kontriubojmë për të dalë nga kjo situatë.
LEXO EDHE: Nisma sërish abstenon për Albulena Haxhiun kryeparlamentare
“Më e rëndësishme se çdo gjë tjetër, Kosova nuk e ka luksin me mbet pa institucione, shpreosj që të do të gjindet”, tha ai. A jeni taku me kryeministrin? -u pyet tutje ai.
Limaj tha se kushdo që e fton, do të shkojë, por sipas tij, një takim me Kurtin nuk ka ndodhur. “Jo, jo bre jo se marova t’u ju thanë. Kush t’më thirrë, takohemi, kam thënë”.