Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka thënë se Gjakova është e vendosur për koalicionin Kosova Fituese.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se në tubimin e sotëm atje morën mbështetje të madhe.
“Kudo që jemi dhe ngado që shkojmë, pritja madhështore, entuziazmi dhe respekti që po gjejmë konfirmojnë fitoren e koalicionit për Kosovën fituese, veç VEPRA”.
“Nga 9 shkurti, Kosova do të rikthehet fuqishëm në arenën ndërkombëtare, me përfaqësim dinjitoz, do të rikthehet në rrugën e zhvillimit dhe avancimit në të gjitha sferat”, ka thënë Limaj.