Limaj prezanton dy aderime në NISMA: Po na bashkohen intelektualë me ide të qarta

Limaj prezanton dy aderime në NISMA: Po na bashkohen intelektualë me ide të qarta

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka prezantuar të martën dy aderime, Gëzim Ibrahimin dhe Ismet Hajdinin.

Këto aderime, kreu i Nismas i quajti lajm të jashtëzakonshëm, derisa tha se subjektit të tij po iu bashkohen njerëz intelektualë e veprimtarë e me ide të qarta.

“Sot kam kënaqësinë që para juve dhe opinionit publik, para anëtarësisë së gjerë të Nismës Socialdemokrate të bëjë prezantimin  e ardhjes së re. Një ekip të njerëzve të angazhuar me përvojë intelektualë, familjarë, aktivistë e veprimtarë që një pjesë e tyre një jetë ia kanë kushtuar jetës publike dhe angazhimit publik. Sot prezantojmë para jush doktorin, stomatologun, ne jemi me një përvojë të jashtëzakonshme edhe legjislative edhe ekzekutive me Ismet Hajdinin i cili nga sot po i bashkohet Nismës”, u shpreh Limaj.

I aderuari, Gëzim Ibrahimi përmendi dy arsye kryesore që ndikuan për t’iu bashkuar Nismës Socialdemokrate.

Sipas tij, gjendja momentale në politikë të brendshme dhe të jashtme, shëndetësi, arsim e ekonomi kanë nevojë për qeverisjen e NISMA-së.

Ibrahimi tha se kryetari Limaj ka ide, vullnet dhe përvojë të mjaftueshme për ta nxjerrë vendin nga kjo situatë.

Arsye tjetër, Ibrahimi tha se gjatë qeverisjeve të më hershme ku ka qenë Nisma Social Demokrate, Anamoravë ka pasur një përkrahje të jashtëzakonshme.

Ndërkaq, ish ministri Fatmir Matoshi, i cili tashmë ka aderuar në Nismën Social Demokrate tha se përgjatë muajve të fundit kanë ardhur në përfundim se ka ardhur koha për NS-në në rajonin e Anamoravës.

Related Articles