Limaj: Qytetarët t’i dënojnë në zgjedhje ata që nuk i formuan institucionet

Limaj: Qytetarët t’i dënojnë në zgjedhje ata që nuk i formuan institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se është e dëmshme për vendin që është shpërbërë legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës.

Në një konferencë për media pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ai ka theksuar se qytetarët duhet të dënojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme ata që nuk formuan institucionet e reja të vendit.

“Po përfundon ky cikël nëntëmujor, pasi presidentja e ka shpërndarë parlamentin. Besoj se është një lajm i keq, këto forca politike të Kosovës e kanë dëshmuar se nuk kanë pjekuri politike për të ndërtuar marrëveshje, për të përmbushur kërkesat e qytetarëve, për t’u ulur e bashkëbiseduar dhe për t’i dhënë vendit institucione”.

“Kjo tregon paaftësi, pa pjekuri dhe panjohuri se si ndërtohet shteti dhe institucionet dhe si funksionohet. Shpresoj se qytetarët në zgjedhjet që vijnë do t’i kërkojnë llogari përgjegjësve kryesorë të moskonstituimit të institucioneve të Kosovës”, ka thënë Limaj.

Related Articles