Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh edhe ish-komandant i UÇK-së, Fatmir Limaj, e ka rikujtuar gjykimin ndaj tij në Hagë.
Limaj në “Debat Plus”, ka thënë se në lëndën e tij kishte pasur qindra dokumente të ardhura nga Serbia, të cilat janë hedhur poshtë në plotëni.
“Në landën time ka pasur me tonë dokumente që kanë ardhë nga Serbia. Në një gjykatë serioze, ato merren, prokuroria gjithkah merr fakte, për me ndërtu akuzën, me fitu rastin. Salla e gjyqit e bën seleksionimin, çfarë është e pranueshme dhe cfarë është e besueshme. Të gjitha akuzat janë hedhë poshtë ndaj meje”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se kredibiliteti i një procesi gjyqësor është te provat dhe jo te dëshmitarët.
Ato sipas tij duhet të merren nga organizata apo individë me kredibilitet, dhe jo e kundërta.
“Kredibiliteti i një procesi gjyqësor, është te provat, jo te dëshmitarët. Një provë mund të jetë e pranueshme por nuk është e besushme. Provat që nuk pranohen, janë ato që merren nga një organizatë, individë, që dihen se janë të pabesueshëm apo kriminale. Nëqoftëse tentoni ndaj një organizate që ka fakte se janë të kriminializuar, atëherë dyshon në ato prova, dhe hedhën”, ka thënë ai.