Limaj shkon për ngushëllime në familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të detyrës në mbrojtje të sovranitetit të vendit

Limaj shkon për ngushëllime në familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të detyrës në mbrojtje të sovranitetit të vendit

Kryetari i NISMA-së, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se sot bashkë me bashkëpuntoriët e tij ka ngushëllyer familjen e heroit më të ri të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ai ka thënë se, rënia e Afrimit e dëshmon se Kosova gjithmonë ka pasur dhe do të ketë burra e gra të gatshëm për ta mbrojtur e për tu flijuar për Republikën e Kosovës.

Postimi i plotë:

“Sot me bashkëpunëtorë ishim për ngushëllime në familjen e heroit më të ri të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Rreshteri Bunjaku ra në krye të detyrës në mbrojtje të sovranitetit të vendit.

Ai u vra nga bandat terroriste që kishin për synim cenimin e sovranitetit të Kosovës.

Rënia e Afrimit e dëshmon se Kosova gjithmonë ka pasur dhe do të ketë burra e gra të gatshëm për ta mbrojtur e për tu flijuar për Republikën e Kosovës.

Lavdi dëshmorëve të kombit!”

Related Articles