Fatmir Limaj, kryetar i NISMA-s ka thënë se synimi i tij ka qenë që të bashkohen me Partinë Demokratike të Kosovës, pasi që një gjë e tillë ka qenë edhe kërkesë e elektoratit.
Limaj ka shtuar edhe se, arsyeje tjetër ka qenë që të maksimalizohet edhe vota e partive opozitare.
‘’Kam ithtar i asaj që të gjejmë të gjitha rrugët që të maksimalizojmë votën opozitare, votën e ndryshimit. Kemi pas një opozitë më shumë reaguese se sa kreative. Dëshira ime ka qenë që ne secili nga këndi i vetë të jep kontributin e vetë, dhe në fund, jam kanë i bindur duke i pa kërkesat njerëzve në teren, ato dolën edhe në publike, dëshira për të parë kënd të bashkuar, ne kemi bë hap në drejtim të asaj që për me qenë diçka me ndryshe, kemi besuar se bashkimi me PDK do të jap mundësinë. Për shumë arsye, për maksimalizim, për ribashkim të forcave, për shkak se e kemi një elektorat të përbashkët për shkak se ishte kërkese dhe dëshirë e elektoratit. Unë kam dëgjuar kërkesën e miqve, shokëve, ish bashkëpunëtorëve, kam dëgjuar kërkesën e tyre’’, ka thënë ai.
