Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në Prishtinë, në kuadër të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, ku garojnë kandidatët e LDK-së dhe VV-së.
“Edhe sot një mundësi e mirë për qytetarët e kryeqytetit edhe të gjithë qytetet që janë në raund të dytë të përzgjedhin atë që i besojnë për katër vitet e ardhshme i mbush synimet dëshirat e qytetarëve. Edhe unë sot e kryva obligimin tim dhe votova aty ku besoj që është rrugë e drejtë dhe e mirë për t’i plotësuar projektet dhe idetë e vizionet e kryeqytetit”, ka thënë Limaj.
