Linjë e re ajrore, në prill nisin fluturimet direkte Shqipëri-Izrael

Linjë e re ajrore, në prill nisin fluturimet direkte Shqipëri-Izrael

Nga 2 prilli, Shqipëria dhe Izraeli do të nisin fluturimet direkte të ndërsjella.

Kështu ka njoftuar ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku në rrjetet sociale.

Sipas Ballukut kjo do të jetë një mundësi bashkëpunimi mes dy vendeve që janë të lidhur nga historia, njofton A2Cnn, transmeton Gazeta Enigma

“Duke nisur nga data 2 prill, Shqipëria dhe Izraeli do të lidhen direkt përmes fluturimeve të ndërsjella, duke zgjeruar kështu mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve që historia i ka lidhur ngushtë prej kohësh”.

Balluku thekson se në fluturimin e parë të inaugurimit do të vijnë në Shqipëri personalitete të fushave të ndryshme për të promovuar vendin si një atraksion turistik.

“Gjatë vizitës time në Izrael takova Dina Ben-Tal Ganancia, Drejtoren e Përgjithshme të kompanisë ajrore kombëtare izraelite ELAL. Fluturimi inaugurues më 2 Prill, do të sjellë në Tiranë personalitete të fushave të ndryshme nga sektori turizmit dhe shoëbiz, me fokus promovimin e vendit tonë si një atraksion turistik, më interesant për Evropën”. /Gazeta Enigma

Related Articles