Messi zbarkon në Paris, e presin testet dhe firma me PSG

Messi zbarkon në Paris, e presin testet dhe firma me PSG

Edhe pse ka përpjekje për ta ndaluar apo ndonjë ekip që tenton të bisedojë për ta afruar, Lionel Messi do të veshë fanellën e PSG.

Sot Franca pranon në gjirin e saj lojtarin më të mirë në botë dhe Messi ka zbarkuar tashmë në kryeqytetin e madh për aventurën e re me klubin parizien.

Ka shumë tifozë që pritën Messin në aeroportin Bourget ku me një avion privat teksa disa gazetarë kanë zbuluar se argjentinasi ka zbarkuar rreth orës 13:50 në Paris.

Tashmë nuk ka dyshime dhe pikëpyetje për transferimin teksa parizienët janë të vetmit që mund të përballojnë financiarisht këtë operacion ose më mirë, kanë bërë ofertën më të rëndësishme ndaj dhe akordi është pranuar nga palët, raporton oranews.

Siç e do zakoni, Messi do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me klubin e ri dhe sot, me shumë mundësi mund të bëhet edhe njoftimi i madh nga Paris Saint Germain.

Për prezantimin e Messit u përfol shumë se mund të bëhet te Kulla Eiffel, opsion që sot e kanë mohuar nga klubi francez.

Siç është përmendur edhe më parë, Messi do të firmosë për 2 sezone me të drejtë rinovimin edhe për një vit tjetër me klubin francez dhe paga e tij me gjithë bonuse mund të arrijë në 40 mln euro në vit.

Related Articles