Lipjan: 400 kilogramët kokainë të kapura, arrestohen dy persona

Lipjan: 400 kilogramët kokainë të kapura, arrestohen dy persona

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se në vazhdim të hetimeve për rastin që ka të bëjë me sekuestrimin e 400 kilogramëve të substancave narkotike të llojit kokainë, sot (23.09.2022) ka realizuar bastisje në dy lokacione, me ç’rast ka arrestuar dhe ndaluar dy persona me inicialet H.SH dhe N.M.

Sipas prokurorisë, të dy të arrestuarit janë shtetas të Kosovës.

Ata janë arrestuar nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale, si në vijim: pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar lidhur me veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, si dhe për veprat penale të kryera në bashkëkryerje, pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare dhe frikësimi gjatë procedurës penale.

Related Articles