Një vajzë është raportuar e zhdukur në fshatin Qallapek të Lipjanit, shkruan Gazeta Enigma.
Rastin në polici e ka lajmëruar nëna e saj e cila ka thënë se vajza është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Rasti është duke u hetuar.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.