Një person është rrëzuar aksidentalisht duke punuar në një objekt.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 17:58 në rrugën “Ibrahim Rugova”, në Lipjan.
Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar gjersa ka qenë duke punuar në një objekt është rrëzuar aksidentalisht. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK”.
Tutje në raport thuhet se në vend-ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse dhe inspektori i punës.
“Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”.