Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka thënë se e vërteta duhet të jetë kauzë e përhershme e të gjithëve.
Osmani përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka inkurajuar mediat që ta vazhdojnë përpjekjen e tyre për raportim të drejtë e të paanshëm.
Tutje, Osmani theksoi se liria e shtypi është parakusht themelor për funksionimin demokratik të shoqërisë.
/Gazeta Enigma/