“LIRIA KA EMËR” reagon pas dëmtimit të obeliskut: Akt vandalizmi

“LIRIA KA EMËR” reagon pas dëmtimit të obeliskut: Akt vandalizmi

Në kampusin universitar “Hasan Prishtina”, është dëmtuar mbishkrimi ndriçues simbolik “LIRIA KA EMËR”.

Në lidhje me këtë ka reaguar platforma “LIRIA KA EMËR” duke thënë se e dënojmë ashpër këtë akt vandalizimi.

Në reagimin e tyre thuhet se ky obelisk është shënjuesi që përkujton e nderon sakrificën e dëshmorëve dhe siç thuhet në shkrim, rrugën e popullit tonë drejt lirisë.

“Platforma LIRIA KA EMËR shpreh shqetësimin dhe dënon ashpër aktin e vandalizmit ndaj obeliskut  “Liria ka emër” pranë Bibliotekës Kombëtare brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës. Ky obelisk është shenjuesi që përkujton e  nderon sakrificën e dëshmorëve dhe rrugën e popullit tonë drejt lirisë”.

“Andaj ky veprim është një fyerje e rëndë ndaj kujtesës sonë historike kolektive  dhe përpjekjeve të brezave që kanë dhënë gjithçka për dinjitetin, lirinë dhe të ardhmen e vendit. U bëjmë thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin veprimet e menjëhershme për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të këtij akti të papranueshëm.  Veprime të tilla nuk guxojnë të mbeten pa përgjegjësi”, thuhet tutje në reagim.

Related Articles