Liridon Fetahaj është njëri ndër futbollistët që ka shkëlqyer ndër vite në futbollin kosovar.
Në edicionin e kaluar, ai ishte pjesë e skuadrës së Lirisë në Ligën e Parë, atje ku shkëlqeu me fanellën klubit nga Prizreni.
13 gola të realizuara dhe 9 asistime ishte bilanci i tij i përgjithshëm në fund të këtij edicioni, duke qenë në mesin e më të mirëve, madje duke qenë shumë afër inkuadrimit në Superligë, por që humbën në ndeshjen e barazhit ndaj Vushtrrisë.
Megjithatë, tashmë duket se ka shumë oferta të ndryshme, që mund ta bëjnë atë të mendojë mirë.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se janë disa skuadra kosovare dhe një nga Shqipëria që duan shërbimet e tij dhe tashmë futbollisti është duke i shqyrtuar ato.
Ai ka luajtur tek disa skuadra në futbollin kosovar, duke përfshirë edhe Prishtinën dhe Ballkanin.