Ylli i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati sonte (e enjte) do bëhet me skuadër të re.
Kastrati do largohet nga Dinamo Zagreb dhe t’i bashkohet skuadrës së madhe polake, Legia e Varshavës.
Në fakt, Kastrati sot ka udhëtuar për në Poloni, ku do kryejë testet mjekësore dhe këtë e ka konfirmuar drejtori i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti.
“Po është e vërtetë që Lirim Kastrati ka shkuar në Poloni për të kryer testet mjekësore”, tha shkurtimisht ai.
Ndërkohë, Kosova nesër me fillim nga ora 18:00 do zhvillojë përballjen kundër Gjeorgjisë.
Ende nuk dihet nëse Kastrati do i bashkohet Kombëtares për këtë takim, apo do mungojë dhe do jetë i gatshëm për dy ndeshjet e tjera, ndaj Greqisë dhe Spanjës, me 5 dhe respektivisht 8 shtator.